Sot dhe nesër, Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Anita Angelovska-Bezhoska do të marri pjesë në Konferencën për Integrim Ekonomik Evropian, e cila për të pesëmbëdhjetën herë organizohet nga Banka Qendrore e Austrisë. Kjo konferencë konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në komunitetin e bankingut qendror në të cilën tradicionalisht diskutohet për çështje kyç për ekonominë evropiane.
Edicioni i sivjetmë i Konferencës i referohet temës „Si të financohet kohezioni në Evropë”. Në dy ditët e ardhshme, në Vjenë, guvernatorët dhe përfaqësues tjerë të më shumë bankave qendrore, profesorë dhe hulumtues të universiteteve me renome dhe qendrave hulumtuese, si dhe përfaqësues të më shumë institucioneve dhe organizatave financiare ndërkombëtare do të diskutojnë për atë se si flukset financiare mund t’i ndihmojnë Bashkimit Evropian në promovimin e kohezionit ekonomik, social dhe territorial dhe solidaritetit ndërmjet vendeve anëtare.
Kujdes i veçantë do t’i kushtohet çështjes se si të avancohet dhe mbështetet financiarisht konvergjenca e ekonomive nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL) drejt atyre të eurozonës. Në panel diskutim, në të cilin folës do të jetë edhe Guvernatorja e BPRM-së, theksi do të vendoste mbi rolin e politikës monetare në këtë konvergjencë. Përveç Guvernatores Angelosvs-Bezhoska, pikëpamjet e tyre për këtë temë do t’i shpalosin edhe guvernatorët e bankave qendrore të Rumanisë dhe Bullgarisë, Dr. Murgur Isaresku dhe M-r Dimitar Radev. Ky panel diskutim do të mbahet menjëherë pas hapjes së Konferencës në të cilën përveç guvernatorit austriak Dr. Evald Novotni dhe ministrit austriak të financave z. Hartvig Loger, do të foli edhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, M-r Benoa Kere.
Në kuadër të Konferencës do të diskutohet edhe për çështje tjera të rëndësishme për ekonominë evropiane, mes të cilave janë edhe çështjet nëse dhe si do të ndalohet de-industrializimi i EQLJL-së dhe eurozonës, si mund politika rajonale e BE-së të kënaqë nevojat e përhershme investuese, cilat politika mund të stimulojnë investitorët të kontribuojnë për zhvillim ekonomik dhe social dhe cilat ndryshime institucionale dhe strukturore mund të zmadhojnë kapacitetet e vendeve të BE-së për absorbim të mjeteve.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska, e cila mes folësve të Konferencës është përfaqësues i vetëm i lartë i një institucioni të një shteti i cili nuk është anëtar i BE-së, aktivisht do të përfshihet në diskutimin e disa prej këtyre çështjeve. Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje është edhe një konfirmim se BPRM me sukses hapëron në rrugën që çon drejt Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}