Banka Popullore publikoi Informacionin vjetor mbi pagesat në vend në vitin 2018. Informacioni analizon gjendjet e qarkullimit pagesor dhe instrumenteve të pagesave në vend me theks të veçantë mbi treguesit kryesorë në nivel të Bashkimit Evropian.
Vitin e kaluar, vlera e pagesave të bëra nga personat fizikë dhe juridikë (me përjashtim të transaksioneve ndërmjet Bankës Popullore, bankave dhe kursimoreve) shënoi rritje vjetore prej 10,2% dhe arriti në 3.813 miliardë denarë. Pjesa më e madhe, ose 99% u realizua me transferim të kredive dhe pjesa tjetër prej 1% me kartela pagesash. Totali i transaksioneve të realizuara për kryerjen e pagesave vitin e kaluar arriti 114 milionë, që është për 11% më shumë se numri i transaksioneve në vitin 2017. Numri më i madh i transaksioneve janë realizuar me kartela pagesash (47%), ndërsa pjesa tjetër janë bërë me përdorimin e transferimit të kredisë të iniciuara në letër, ose mënyrë elektronike me një pjesëmarrje prej 30% dhe 23%, respektivisht.
Numri më i madh i transaksioneve të transferimit të kredive është realizuar nga ana e personave juridikë (71%), ndërsa pjesa tjetër lidhet me personat fizikë. Transferimet e kredive të iniciuara në mënyrë elektronike përbëjnë 43% të totalit të transferimit të kredive në vitin 2018, me një rritje mesatare të moderuar vjetore të tyre prej 1.8 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Megjithatë, pjesëmarrja e tyre vazhdon të jetë relativisht e ulët në krahasuar me vendet e BE-së (në vendet e vjetra anëtare të BE-së kjo pjesëmarrje është 92% ndërsa në vendet anëtare të grupit të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore është 87%).
Kartelat e pagesave të emetuara në vend, nga aspekti i numrit të transaksioneve të realizuara në pajisjet e vendosura në vend në vitin 2018, përdoreshin kryesisht në tregtinë për kryerjen e pagesave në vendet fizike për shitje (pjesëmarrje prej 64% në totalin e transaksioneve me kartela pagesash). Përdorimi i kartelave për pagesë për tërheqje të parave të gatshme nga bankomatët është akoma i lartë, por pjesëmarrja e tyre në totalin e transaksioneve me kartela pagesash ka shënuar ulje prej 3 pikë përqindje dhe arriti 33% në vitin 2018. Pjesëmarrja e transaksioneve me kartela pagesash për realizimin e pagesave në internet-tregti është në nivel të ulët dhe vitin e kaluar ishte 3%. Megjithatë, blerja në internet po bëhen gjithnjë më të pranishme, me ç’rast përqindja e popullatës në vend e cila blen përmes internetit rritet nga 5% në vitin 2012 në 25% në vitin 2018, por është pothuajse dy herë e gjysmë nën mesataren e BE-së, edhe pse 81% e popullatës ka përdorur internet, që është relativisht afër mesatares së BE-së.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}