Shkup, 29 dhjetor 2020
Statistika e llogarive financiare është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe njëkohësisht një nga statistikat më të ndërlikuara Të dhënat janë përpunuar në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare dhe evropiane dhe janë një mjet i rëndësishëm analitik dhe burim i rëndësishëm i informacioneve për të kuptuar sjelljen financiare të sektorëve në ekonominë nacionale dhe kanalet kryesore për blerjen dhe investimin e fondeve financiare në ekonominë nacionale.
Banka Popullore fillon me publikimin e të dhënave statistikore për llogaritë financiare të ekonomisë maqedonase. Të dhënat janë përpunuar në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare dhe evropiane dhe i referohen gjendjes së mjeteve dhe detyrimeve financiare sipas instrumenteve dhe nën-instrumenteve për çdo sektor dhe nën-sektor institucional të ekonomisë nacionale, si dhe sektorit të jashtëm.
Statistika e llogarive financiare është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ndër statistikat më të ndërlikuara. Ajo ka një vlerë të madhe përdorimi, pasi ofron informacione të hollësishme për gjendjen e ndryshimet e mjeteve dhe detyrimeve financiare sipas sektorëve individualë, strukturës së tyre sipas instrumenteve financiare individuale, si dhe ekspozimin e ndërsjellë financiar të sektorëve individualë. Vlera financiare neto si diferenca midis totalit të mjeteve financiare dhe totalit të detyrimeve financiare është një tregues i rëndësishëm për përcaktimin e pozicionit të huamarrësit/kreditorit të totalit të ekonomisë, ose të një sektori të veçantë të ekonomisë nacionale. Kështu, llogaritë financiare janë një mjet i rëndësishëm analitik për të kuptuar sjelljen e çdo sektori si huamarrës dhe kreditor, për lidhjet financiare të ekonomisë nacionale, strukturën dhe rolin e sistemit financiar dhe kanaleve kryesore për blerjen dhe investimin e fondeve financiare në ekonominë nacionale. Prandaj, llogaritë financiare janë një burim i rëndësishëm i informacioneve për bartësit e politikave ekonomike.
Në internet faqen e Bankës Popullore, të dhënat për llogaritë financiare janë publikuar në tabela të standardizuara raportuese (modele dydimensionale), në bazë të pakonsoliduar për çdo sektor institucional të ekonomisë vendase, si dhe për sektorin e jashtëm. Seria kohore i referohet periudhës 2013-2019 dhe përmban të dhëna për gjendjet vjetore të mjeteve dhe detyrimeve financiare sipas instrumenteve financiare. Banka Popullore po punon intensivisht edhe në përgatitjen e të dhënave për flukset, si dhe të dhënat tremujore për gjendjet e llogarive financiare.
Në të njëjtën kohë, në internet faqen e Bankës Popullore janë publikuar edhe shpjegimet metodologjike për hartimin e llogarive vjetore financiare, të cilat përmbajnë informacione më të hollësishme për definimin dhe klasifikimin e sektorëve institucionalë dhe instrumenteve financiare, si dhe për burimet e të dhënave dhe metodave të përdorura gjatë përpilimit të llogarive financiare.
Përvojat ndërkombëtare vërtetojnë se procesi i përpunimit të statistikave të llogarive financiare është jashtëzakonisht i ndërlikuar, sepse si statistikë dytësore, gjegjësisht e prejardhur, supozon përdorimin e burimeve të ndryshme të të dhënave, të cilat shpesh janë të destinuara për qëllime tjera statistikore dhe mund të jenë të vendosura mbi baza të ndryshme metodologjike. E gjithë kjo kërkon një kombinim të duhur dhe krijimin e një hirearkie të burimeve të të dhënave nga burimet parësore dhe burimet tjera shtesë të të dhënave, me ç’rast jo rrallë bëhen edhe vlerësime për të dhëna të individuale ose agregate. Prandaj, për shkak të qasjes së ndryshme metodologjike, mund të ketë dallime në të dhënat statistikore që publikohen në kuadër të statistikave parësore me ato në llogaritë financiare me ato të llogarive financiare.
Përpunimi i llogarive vjetore financiare të sektorëve është edhe një hap drejt sigurimi të treguesve të nevojshëm shesë në kuadër të standardit më të lartë statistikor për shpërndarjen e të dhënave SDDS Plus, si dhe për grupin e treguesve në kuadër të procedurës për çekuilibrime makroekonomike në BE, me të cilat përcaktohen çekuilibrimet e brendshme dhe të jashtme të vendeve.
Publikimi i të dhënave statistikore për llogaritë vjetore financiare të ekonomisë maqedonase është edhe një vërtetim i angazhimeve të vazhdueshme të Bankës Popullore për përmbushjen e plotë të kërkesave më të larta statistikore dhe për zbatimin e parimeve dhe rregullave ndërkombëtare në statistikë. Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane statistikore, Banka Popullore tregon gatishmëri për të përmirësuar më tej operacionet e saj dhe përgatitje në kohë për aderim në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore, që është një nga qëllimet e saj strategjike.
Të dhënat dhe shpjegimet metodologjike mund t’i gjeni në Llogari financiare.
Të nderuar,
Me rastin e publikimit të parë të të dhënave statistikore për llogaritë vjetore financiare në ekonominë maqedonase, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska kishte një fjalim të shkurtër.