Marko Ingjilizov dhe Viktorija Panova do të përfaqësojnë vendin tonë në finalen e Kuizit Evropian të Parasë që do të mbahet më 7 maj 2019 në Bruksel, Belgjikë. Të dy nxënësit e gjimnazit „Koço Racin“ nga Velesi, arritën rezultate më të mira në finalen nacionale, që u mbajt sot në Fakultetin Ekonomik të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, në konkurrencë me moshatarët e tyre nga i gjithë vendi.
Kuizi Evropian i Parasë mbahet për herë të parë në vend, ku morën pjesë mbi 3.000 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme. Qëllimi i tij kryesor është edukimi financiar i të rinjve të moshës 13 deri 15 vjeç.
Iniciator i kësaj gare në vendin tonë është Asociacioni Bankar Maqedonas i cili e organizoi kuizin në bashkëpunim me Bankën Popullore, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisionin për Letra me Vlerë.
Vendin e dytë e fituan Marija Stojanoska dhe Dimitar Dukoski nga SHFK „Blazhe Koneski“ nga Prilepi, ndërsa vendin e tretë Petar Zhivkoviq dhe Marija Korunovska nga SHFK „Elpida Karamandi“ nga Manastiri.
Në ceremoninë në të cilën u shpallën fituesit e garës nacionale, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov, duke mbështetur iniciativën për mbajtjen e Kuizit Evropian të Parasë theksoi se lloji i këtillë i edukimi të të rinjve gjen një mbështetje të plotë në Ministri, duke shtuar se edukimi financiare është po aq i rëndësishëm për personalitetin sa llojet tjera të edukimit. „Veçanërisht të kënaq fakti se në projekt janë përfshirë fëmijë nga mosha 13 deri 15 vjeç, që është një moshë e shkëlqyeshme në të cilën nëse investohet tani mund të kthehet shumë në të ardhmen“ shtoi Atanasov.
Ekonomistja kryesore, Aneta Krstevska i përshëndeti fituesit në emër të Bankës Popullore. Ajo dërgoi urime të sinqerta deri te të gjithë nxënësit të cilët morën pjesë në këtë kuiz, si dhe mentorët e tyre, të cilët u inkuadruan dhe mbështetën këtë iniciativë në mënyrë aktive. „Besoj se të gjithë bashkërisht kontribuuam për pasurimin e njohurive të gjeneratave të reja nga fusha e financave, me çka ata më lehtë dhe me sukses do të ballafaqohen me sfidat e kohës moderne“ - shoti Krstevska.
Pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë projekt të rëndësishëm të Federatës Bankare Evropiane e përshëndeti edhe Zoran Kolev, komisionar në Komisionin për Letra me Vlerë, duke theksuar rëndësinë që të rinjtë të kuptojnë tregun e kapitalit dhe funksionimin e tij. „Sa më shumë që edukohen të rinjtë për financa, aq më shumë bizneset dhe vendimet financiare të cilat në të ardhme do t’i fillojnë ose marrin do të jenë të suksesshme. Prandaj sistemi edukativ dhe institucionet financiare duhet që në moshë më të hershme t’i edukojnë fëmijët për financat, për mënyrën e menaxhimit me financat personale, për atë se kursimet mund të ndihmojnë në vendosjen e qëllimeve të caktuar financiare në jetë“ - theksoi Kolev.
Kryetar i Asociacioni Bankar Maqedonas, Kosta Mitrovski, ua ndau mirënjohjet fituesve të garës nacionale. „Është një kënaqësi kur një projekt i këtillë i madh realizohet me sukses. Njohuritë nga fusha e veprimtarisë bankare dhe financave janë shumë të rëndësishme për stabilitetin ekonomik të çdo personi, familjeje dhe mësimi i tyre sa më herë është me rëndësi të veçantë. Veçanërisht krenar më bën fakti se ABM, në vitin e parë të punës së tij e inicioi dhe finalizoi këtë garë, e cila shpresoj se do të kthehet në një traditë. Urime për fituesit dhe padurim presim lajme të mira edhe pas finales në Bruksel“ - theksoi Mitrovski.
|
Галерија 27.03.2019 Европски квиз на парите |