Hristijan Andovski nga Velesi e fitoi vendin e dytë në edicionin e sivjetshëm të garës më të madh evropiane në sferën e edukimit financiar
Shkup, 26 qershor 2020
Në garën më të madhe evropiane në sferën e edukimit finanicar, për herë të dytë rradhazi ndodhi një sukses i madh për vendin tonë. Federata Bankare Evropiane (FBE) publikoi fituesit e edicionit të sivjetshëm të finales evropiane të Kuizit Evropian të Parasë dhe njoftoi se nënkampion evropian është Hristijan Andovski nga shkolla e mesme „Kole Nedelkovski“ nga Velesi. Vendin e parë e fitoi përfaqësuesi nga Spanja, ndërsa vendin e tretë përfaqësuesit nga Çekia.
Vitin e kaluar, kur vendin ynë për herë të parë morri pjesë në Kuizin Evropian të Parasë, nënkampionë evropian ishin Viktorija Panova dhe Marko Ingjilizov nga gjimnazi „Koço Racin“ nga Velesi, të cilët paraprakisht ishin fitues të garës nacionale. Përsëritja e suksesit në nivel evropian nga ana e të riut nga Velesi, Andovski, edhe një herë konfirmon se investimi intensiv në edukatën financiare të të rinjve në vend, tanimë jep rezultate të dukshme, si përmes interesit të të rinjve për përfitimin e njohurive nga sfera e financave, poashtu edhe përmes ngritjes së nivelit të kulturës financiare. Tregues shtesë për këtë është fakti që edhe këtë vit, në finalen e madhe evropiane të Kuizit Evropian të Parasë, më të shumtit në numër ishin përfaqësuesit nga vendi ynë.
Përndryshe, Andovski e shfrytëzoi mundësinë që këtë vit e ofroi FBE—ja për shkak të rrethanave globale me pandeminë e Kovid-19, që në finalen e Kuizit Evropian të Parasë, përmes qasjes në interent të mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, përfshirë edhe nxënësit të cilët paraprakisht nuk kanë marrë pjesë në garat nacionale. Vendin e dytë në Evropë, Andovski e fitoi në një konkurrencë me një numri të madh garuesish nga 28 shtete. Sipas të dhënave të FBE-së, në korniza evropiane, përmes platformës së internetit Kahut (Kahoot!), këtë vit, numri i pjesëmarrësve në Kuizin Evropian të Parasë është konsiderushëm më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Pjesëmarrjen e vendin tonë në Kuizin Evropian të Parasë e organizoi Asociaconi Bankar Maqedonas (MBA) në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë, me mbështetje të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. Për periudhën që vijon planifikohen edhe aktivitete të tjera të përbashkëta në sferën e edukatës financiare, të përshtatura ndaj mundësive gjatë pandemisë së COVID-19.