Shkup, 19 mars 2020 (MIA)
– Kursi i këmbimit të denarit mbetet i qëndrueshëm dhe nuk do të ketë ndryshime në nivelin e tij, deklaroi sot për MIA, guvernatoraj e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, pas mbledhjes së Komitetit për Stabilitet Financiar.
Ajo shoti se banka qendrore ka në dispozicion një sërë instrumentesh me të cilat e garanton qëndrueshmërinë e denarit, ndërsa dje, në konferencën për shtyp për masat ekonomike, theksoi se rezervat valutore që janë thelbësore për kursin e valutës vendase mbahen në nivel të lartë, që është dy herë më i lartë se sa niveli para krizës ekonomike globale të vitit 2008.
– Kursimet e qytetarëve nëpër bankat dhe shëtpitë e kursimeve janë të sigurta. Depozitat dhe të gjithë shërbimet tjera të ofruara nga këto institucione financiare mbeten në dispozicion si më parë, tha guvernatorja.
Më herët, pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit për Stabilitet Financiar, Banka Popullore dhe Ministria e Financave, bashkërisht njoftuan se sistemi bankar është rezistent ndaj goditjeve të mundshme, që është edhe një garanci për ruajtjen e stabiliitetit financiar në vend. Angelovska-Bezhoska në prononcimin e saj për MIA theksoi se ai është një bërthamë e qëndrueshme dhe e shëndoshë në ekonominë vendase.
Gjatë ditës gjithashtu u prononcuan edhe Asociacioni Bankar Maqedonas me një konfirmim se shërbimet e anëtareve të tyre – bankave dhe shtëpive të kursimeve, janë në dispozicion për klientët edhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}