Nga intervista për Zërin e Amerikës
Shkup, 17 prill 2020
Është thelbësore që kriza shëndetësore nga korona të qetësohet globalisht deri në mes të vitit, dhe më pas, të gradualisht të kthehet normaliteti duke lehtësuar masat e mbrojtjes për shëndetin dhe ekonominë. Është shumë e rëndësishme që tronditja e shkaktuar nga shfaqja e virusit korona të zgjasë sa më shkurt që është e mundur, në mënyrë që të mos ketë efekte më të mëdha negative mbi bilancet e firmave dhe sektorit financiar. Tashmë, që nga viti i ardhshëm, sipas parashikimeve të FMN-së pritet një rritje e përshpejtuar e ekonomisë globale prej rreth 5,7%, si dhe përshpejtim dhe rikuperim i ekonomisë maqedonase.
Kjo u tha nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në intervistën e saj për Zërin e Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Takimet Pranverore të FMN-së dhe Bankës Popullore, që këtë vit u zhvilluan në mënyrë elektronike.
„Tronditja nga pandemia këtë vit do të reflektohet në rënien e aktivitetit të të gjitha ekonomive. Sidoqoftë, sipas pritjeve të FMN-së, në ekonomitë në zhvillim dhe ekonomitë me rritje të shpejtë, ndër të cilat është edhe ekonomia jonë, rënia do të jetë më e ulët në raport me rënien në ekonomitë e zhvilluara.“ - theksoi Angelovska-Bezhoska.
Gjatë intervistës, guvernatorja iu referua edhe mbështetjes financiare nga FMN, përmes Instrumentit për Financim të Shpejtë, me ç’rast tha se mbështetja do të ndihmojë për rritje të rezervave valutore.
„Mbështetja financiare nga FMN është një konfirmim i qëndrueshmërisë së themeleve të ekonomisë sonë. Ajo është gjithashtu një mjet ndihmës për marrjen e llojeve të tjera të ndihmës financiare, përfshirë edhe përmes instrumenteve të Bashkimit Evropian.“ - theksoi guvernatorja.
Në fund të intervistës për Zërin e Amerikës, Angelovska-Bezhoska rikujtoi se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe se nuk duhet të shqetësohen për monedhën vendase.
„Denari do të mbetet stabil ashtu siç ka qenë vite me radhë. Konfirmim për këtë janë edhe instrumentet të cilat banka qendrore i ka në dispozicion nëse është e nevojshme të përdoren në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të denarit. Një nga instrumentet kryesore është normalisht niveli i rezervave valutore prej rreth 3 miliardë eurosh, gjë që është një garanci për stabilitetin e monedhës vendase.“ - porositi guvernatorja.
Intervistën mund ta gjeni këtu.