Vazhdon zbatimi i suksesshëm i projektit „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore“, i financuar nga Bashkimi Evropian. Prezantim i ekspertëve nga Banka e Lituanisë.
Vazhdon zbatimi i suksesshëm i projektit „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore“, i financuar nga Bashkimi Evropian. Prezantim i ekspertëve nga Banka e Lituanisë.
Zhvillimi i sistemeve të pagesave, krijimi i hapësirës për avancim dhe zhvillimi i tregut të shërbimeve të pagesave dhe mbështetja e aplikimit të teknologjive të reja inovative në sektorin financiar janë pjesë e prioriteteve të Bankës Popullore. Një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve brenda Twinning projektit „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore“ të financuar nga Bashkimi Evropian janë përqendruar në to.
Në kuadër të këtij projekti, Banka Popullore bashkëpunon në mënyrë aktive me Bankën Qendrore të Lituanisë, me të cilën është bërë edhe një përmbledhje e përvojës sonë të deritanishme në këtë fushë, bashkëpunimi i deritanishëm me kompanitë fintech dhe kornizës ekzistuese rregullatore, si dhe ndryshimet e pritura në fushën e pagesave në kontekst të zbatimit të ardhshëm të konceptit të bankingut të hapur.
Më 15 tetor të vitit 2020, si pjesë e projektit, u organizua një ngjarje virtuale, në të cilën vëmendje e veçantë iu kushtua përvojës së Bankës Qendrore të Lituanisë si mbështetëse e sektorit fintech. Duke bërë këtë, theks i veçantë u vendos mbi platformën e Lituanisë për komunikim midis biznes-komunitetit novator, bankës qendrore dhe institucioneve tjera përkatëse, siç është edhe Porta e Inovacionit, të cilën Banka Popullore e hapi kah fundi i vitit të kaluar. Përvoja tregon se platformat e këtilla janë shumë të rëndësishëm për vendosjen e një kornize të përshtatshme rregullatore e cila, duke marrë parasysh rreziqet e mundshme do të mbështesë zgjidhjet inovative.
Nisur nga ndryshimet që i parasheh Ligji i ri për shërbime të pagesave dhe sistemet e pagesave, mbi të cilin, Banka Popullore punon bashkë me Ministrinë e Financave, gjatë prezantimit, theks i veçantë u vendos mbi peizazhin e pagesave lituane dhe aktiviteteve të institucioneve të pagesave, institucioneve për paratë elektronike dhe kompanitë e reja fintech. Në këtë kontekst, u diskutuan mundësitë dhe sfidat me të cilat vendet do të ballafaqohen gjatë paraqitjes së qasjes së këtillë në fushën e shërbimeve dhe sistemeve të pagesave. Ndryshe, miratimi dhe zbatimi i rregullores së re në vendin tonë do të nënkuptojë transpozimin e legjislacionit më të fundit evropian në këtë fushë dhe krijimin e kushteve për ndryshim të konsiderueshme në drejtim të transformimit dixhital dhe konkurrencës së madhe.
Veçmas u prezantuan edhe përvojat në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, gjë që ishte me rëndësi të veçantë për ekspertët e vendit tonë, duke pasur parasysh se Banka Popullore i intensifikoi aktivitetet e saj në këtë fushë, për të cilën kohëve të fundit u formua edhe një Grup i posaçëm punues i cili duhet të përgatisë edhe një propozim-kornizë për aktivitetet në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, ku do të merren parasysh edhe përvojat e këtij prezantimi.
Prezantimi ishte shumë i dobishëm edhe në kontekst të përgatitjes së Strategjisë për zbatimin e teknologjive financiare, që është pjesë e Programit të Bankës Popullore.
Duke pasur parasysh nevojën e veprimit të koordinuar në hapat e mëtejshëm për mbështetje të fintech sektorit vendas, në ngjarje, përveç ekspertëve të Bankës Popullore, u ftuan edhe përfaqësues të bankave tregtare, shtëpive të kursimeve, Asociacionit Bankar Maqedonas, si dhe përfaqësues të më shumë institucioneve dhe profesorë dhe studentë të fakulteteve ekonomikë dhe juridikë në vend.
Ndryshe, Twinning projekti „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore“, përveç në sistemet dhe shërbimet pagesave, është përqendruar edhe në statistikën e llogarive financiare, aktivitetet në fushën e rregullativës dhe mbikëqyrjen e bankave dhe në aktivitetin kërkimor për analizë të politikave.
Në zbatimin e aktiviteteve të projektit, partnerë të Bankës Popullore janë bankat qendrore të Gjermanisë dhe Kroacisë, ndërsa në një pjesë të aktiviteteve, përveç ekspertëve të bankave qendrore të Lituanisë, janë përfshirë edhe ekspertë të bankave qendrore të Belgjikës, Portugalisë, Rumanisë, Holandës, Sllovakisë dhe Greqisë.