„Themelet e sektorit bankar të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të jenë të shëndosha“ - theksoi agjencia „Fitch“ duke njoftuar se konfirmon shkallën e cilësisë së kreditit të vendit tonë „BB+“, me pritshmëri të qëndrueshme. Ndër të tjera, agjencia shprehet se sektori është mirë i kapitalizuar dhe se deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, norma e kapitalit bazë arrin 15,8%. Njëkohësisht theksohet se niveli i kredive me probleme është i moderuar dhe se mbulimi i tyre me rezerva nga bankat është i lartë.
Në kontekst të vlerësimit pozitiv për sektorin bankar, „Fitch“ i referohet edhe rritjes së depozitave dhe kredive. Me ç’rast, në mënyrë të veçantë theksohet rritja e pjesëmarrjes së depozitave në denarë në totalin e depozitave. Lidhur me aktivitetin e kredisë për vitin e ardhshëm, agjencia pret rritje prej 8,5%.
Ndryshe, për konfirmimin e shkallës së cilësisë së kreditit „BB+“, me pritshmëri të qëndrueshme, „Fitch“ thekson se fillimisht është si pasojë e koherencës së politikës makroekonomike me atë financiare, të cilën e mbështet strategjia e kursit fiks të denarit në raport me eruon, si dhe treguesit për menaxhim, kapital njerëzor dhe mjedis për zhvillimin e biznesit, të cilët janë më të mirë krahasuar me mesataren „BB“. Duke njoftuar këtë, agjencia prezantoi më hollësisht pikëpamjet e saj për ekonominë maqedonase në tërësi, si dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}