Shkup, 14 nëntor 2020
Agjencia e vlerësimit të kredisë „Fitch“ konfirmoi vlerësimin e kredisë së vendit tonë në BB+, me një parashikim negativ, i cili kryesisht reflekton pasigurinë për shkak të valës së dytë të pandemisë së Kovid-19. Konfirmimi i vlerësimit të kredisë është kryesisht për shkak të koherencës së politikave makroekonomike, e cila mbështet strategjinë e një kursi fiks të këmbimit të denarit ndaj euros, si dhe në faktin që sektori bankar dhe qasja e ekonomisë në financimin e jashtëm janë provuar të qëndrueshëm ndaj goditjes së shkaktuar nga virusi Korona. Duke njoftuar këtë, agjencia më hollësisht i paraqiti pikëpamjet e saj për ekonominë maqedonase në tërësi, si dhe pritjet për periudhën e ardhshme.
Ndër të tjera, „Fitch“ thekson se themelet e shëndosha të sektorit bankar, së bashku me mbështetjen e duhur të politikave, japin kontribut të rëndësishëm në zbutjen e goditjes nga pandemia, duke siguruar mbështetje të qëndrueshme të kredisë për ekonominë prej afër 7% për këtë vit. Duke pasur parasysh situatat e krizës, veçanërisht theksohen likuiditeti i ruajtur dhe kapitalizimi i mjaftueshëm dhe profitabiliteti i sistemit bankar, si dhe përmirësimi i mëtejshëm i cilësisë së kredive.
Sipas agjencisë, përhapja e shpejtë e infeksionit viral është rreziku kryesor për kërkesën eksportuese dhe investimet e jashtme, dhe bashkë me këtë edhe për rritjen e ekonomisë në periudhën e ardhshme. Nga ana tjetër, fokusi në reformat strukturore dhe institucionale në kuadër të procesit të eurointegrimeve vazhdon të theksohet si pozitiv.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}