Shkup, 14 tetor 2020
Investimet e Bankës Popullore në ruajtjen e stabilitetit financiar janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë maqedonase. Kjo u pa edhe gjatë Kovid krizës, kur të gjitha treguesit standardë për vlerësimin e situatës në sistemin bankar mbetën në një nivel të qëndrueshëm. Banka Botërore monitoron vazhdimisht aktivitetet dhe zbatimin e rekomandimeve, përfshirë në drejtim të krijimit të një kornize të përshtatshme makroprudenciale dhe në avancimin e analizës dhe monitorimit të rreziqeve sistemike, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Bashkëpunimi midis dy institucioneve në periudhën e ardhshme do të forcohet edhe më tej përmes projekteve tashmë të planifikuara të Bankës Popullore për të cilat Banka Botërore ofron mbështetje.
Këto janë pjesë e përfundimeve nga takimi i parë i punës midis guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska dhe një pjese të ekipit të Bankës Popullore dhe drejtorit të ri të Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paoluçi, dhe një pjese të ekipit të tij, i cili u majtë me video-konferencë.
Siç u theksua në takim, me angazhim të përbashkët do të vazhdojë të zhvillohet kapaciteti për të monitoruar rreziqet sistemike, për të përmirësuar kornizën makroprudenciale, për të pasuruar instrumentet për zgjidhjen e bankave etj. Këto aktivitete do të duhet të rezultojnë, ndër të tjera, edhe me një Ligj për stabilitet financiar, si dhe me ndryshime të rregullores ekzistuese ligjore me të cilën do të zgjerohet instrumentariumi i Bankës Popullore.
Në takim u shqyrtuan edhe arritjet e ekonomisë maqedonase në periudhën aktuale, efektet nga Kovid kriza dhe masat e deritanishme për të neutralizuar efektet. Ekipi i Bankës Botërore iu referua masave të deritanishme të Bankës Popullore, përfshirë dhe mundësisë së dhënë për shtyrje të pagesës së kredive dhe masave tjera për lehtësimin e barrës financiare të huamarrësve, si dhe trajtimit të kujdesshëm të kredive për të cilat përdoren këto masa për mbështetje. Siç u theksua, këto masa luajtën rol kryesor në zbutjen e ndikimit të pafavorshëm ekonomik të pandemisë, ndërsa në takim u bisedua edhe për rëndësinë e dimensionimit të kujdesshëm të masave, për të shmangur efektet e panevojshme dhe padëshiruara, si dhe për nevojën për një strategji të shëndoshë të daljes.
Kah fundi i takimit, Angelovska-Bezhoska dhe Paoluçi shprehën vendosmërinë që në periudhën e ardhshme të forcojnë edhe më tej komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet ekipeve të të dy institucioneve.
|
Галерија 14.10.2020 Ангеловска-Бежоска – Паолучи |
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}