Shkup, 12.03.2020
Në kushtet të imponuara nga përshkallëzimi global i virusit Kovid-19 (koronavirusi), Banka Popullore, duke ndjekur masat e përcaktuara për parandalim të përhapjes së virusit, si dhe përvojat e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të komunitetit të bankave qendrore, ndërmerr aktivitete konkrete për mbrojtjen e shëndetit të bashkësisë, përfshirë edhe shëndetin e punonjësve të saj. Masat e ndërmarra, në të njëjtën kohë synojnë arritjen e vazhdimësisë së biznesit dhe operacioneve punuese. Të njëjtat duhet të mundësojnë parandalim dhe zbutje të rreziqeve, që i imponon paraqitja e infeksionit të ri të virusit, përfshirë edhe për punonjësit dhe proceset punuese në Bankën Popullore.
Duke u nisur nga këto qëllime, përveç aktiviteteve lidhur me organizimin e brendshëm operativ, janë paraparë edhe masa që lidhen me komunikimin dhe kontaktet me personat e jashtëm. Prandaj, në periudhën e ardhshme, duke filluar nga sot:
- Muzeu dhe Biblioteka dhe Arkivi i Bankës Popullore do të jenë mbyllur për vizitorë;
- Nuk do të zhvillohen vizita të organizuara për edukimin financiar.
- Pranimi i urdhërpagesave për pagesat e kryera për shtetin dhe organet shtetërore do të kryhet deri në orën 11. Marrja e dokumenteve për tërheqjen e parave të gatshme nga thesari do të kryhet në termin të rregullt nga ora 13 deri në orën 14, ekskluzivisht përmes sportelit të Arkivit të Bankës Popullore;
- Pagesa dhe pranimi i valutave të huaja nga personat e autorizuar të institucioneve shtetërore do të zhvillohet çdo ditë pune nga ora 14 deri në orën 15, ekskluzivisht përmes sportelit të Arkivit të Bankës Popullore;
- Emetimi i Raporteve për të dhëna nga regjistri kreditor do të kryhet vetëm të martën dhe të enjten nga ora 15 deri në orën 16, ekskluzivisht përmes sportelit të Arkivit të Bankës Popullore;
- Pranimi i palëve për këmbim të parave të dëmtuara, për blerje të kartëmonedhave dhe monedhave për nevoja numizmatike, si dhe palët e interesuara për blerje të monedhave për koleksionim do të kryhet vetëm të hënën, prej orës 12 deri në orën 13;
Banka Popullore rregullisht analizon rrezikun e përhapjes së infeksionit me virusin Kovid-19 (koronavirusi). Nëse është e nevojshme, këto rregulla do të ndryshohen.
Për më tepër, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, apelojmë:
- Të shmanget përdorimi i parave të gatshme dhe pagesat të kryhen me karta të pagesave;
- Të shmanget vizita e ekspoziturave/filialeve të bankave komerciale, si dhe kursimoreve dhe zyrave të këmbimit dhe shërbimet bankare të përdoren përmes bankingut elektronik, nëpërmjet celularit dhe telefonit.
- Për dërgimin e pyetjeve, konsultimeve dhe korrespodencës me Bankën Popullore, mos vini personalisht në ambientet e Bankës Popullore, por bëni atë përmes adresës elektronike [email protected], përmes faqeve zyrtare të Bankës Popullore në rrjetet sociale ose në numrat e telefonit 02/3108 108; 02/3108 219; 02/3108 212. Për pyetje në fushën e Drejtorisë së Statistikës së Bankës Popullore, komunikimi mund të bëhet përmes adresës elektronike [email protected]. Për informacione lidhur me operacionet e kredisë jashtë vendit mund të kontaktoni këto numra telefoni: 02/3215-235, lokali 123, 128, 120, 129, 126, 121 ose 125. Për informacione lidhur me Raportet vjetore VS22 dhe VS11 mund të kontaktoni këto numra të telefonit: 2108-327, 3108-421, 3108-537, 3108-427 ose 3108-266.
Si bankë qendrore dhe rregullator financiar, ne tashmë kemi kontaktuar edhe bankat komerciale, me ç’rast i kemi njoftuar për këto rekomandime dhe kemi ofruar udhëzime për menaxhimin e rreziqeve operative, me qëllim zvogëlimin e pasojave të mundshme negative.
Në të njëjtën kohë, ne tashmë kemi ndërmarrë edhe masa të brendshme shtesë, me ç’rast janë anuluar pjesëmarrjet e punonjësve të Bankës Popullore në konferenca, seminare dhe trajnime të organizuara nga subjektet e jashtme, janë anuluar të gjithë ngjarjet e organizuara nga Banka Popullore, si dhe takimet me subjektet e jashtme.
Apelojmë deri tek të gjithë personat juridikë dhe fizikë të respektojnë masat dhe rekomandimet për parandalim të publikuara nga institucionet kompetente.