Shkup, 9 korrik 2020
Banka Popullore është fituese e çmimit të një prej bankave kryesore komerciale në Evropë, „Komercbank“ (Commerzbank), për vitin 2019, për cilësi të shkëlqyeshme gjatë përpunimit të pagesave komerciale dhe transferimeve financiare (Commerzbank STP Award 2019; STP – straight-through-processing).
Kriteret kryesore për zgjedhjen e fituesve të këtij çmimi tradicional vjetor të „Komercbank“ janë numri i transaksioneve të përpunuara dhe cilësia e formatit dhe struktura e svift-porosive në pajtim me standardet e SVIFT. Prandaj, ky çmim është edhe një njohje e përputhshmërisë së lartë me standardet ndërkombëtare të SVIFT për përpunim të automatizuar elektronik të pagesave komerciale ndërkufitare dhe transferimeve financiare pa pasur nevojë për ndërhyrje manuale, e cila kontribuon për një efikasitet të lartë gjatë përpunimit të pagesave. Ky çmim pasqyron angazhimin e fuqishëm të Bankës Popullore për të investuar vazhdimisht në burime për të përmirësuar sistemet e brendshme, në mënyrë që të mbajë ritmin me zhvillimet e fundit teknologjike në fushën e financave dhe veçanërisht në fushën e pagesave, përmes zgjidhjeve të bankingunt elektronik për pagesa të shtetit dhe organeve shtetërore.
Në konkurrencë për këtë çmim, çdo vit ka një numër të madh të institucioneve dhe kompanive me të cilat „Komercbank“ bashkëpunon në plan ndërkombëtar, dhe u jepet ekskluzivisht atyre që kanë arritur një nivel shumë të lartë të cilësisë në fushën e pagesave.
Bashkëpunimi ndërmjet Bankës Popullore dhe „Komercbank“ nga Gjermania është në fushën e kryerjes së qarkullimit të pagesave të shtetit dhe organeve shtetërore me vendet e jashtme, si dhe në procesin e shlyerjes së transaksioneve lidhur me administrimin e rezervave valutore, ku „Komercbank“ është banka përkatëse e Bankës Popullore për pagesa ndërkufitare.
Banka Popullore është vazhdimisht e angazhuar për të përmirësuar cilësinë e pagesave dhe transferimeve financiare, dhe tashmë aktivisht punon edhe mbi strategjinë e re për zhvillimin e sistemit të pagesave, e cila do t’i përcaktojë drejtimet strategjike të veprimit në pesë vitet e ardhshme, që synojnë para së gjithash zbatimin e kornizës së re ligjore me të cilën harmonizohemi me kornizën rregulluese të BE-së në sferën e pagesave, gjë që do të nxisë rritjen e inovacioneve, konkurrencës dhe dixhitalizimit të pagesave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}