Bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave është çelës i krijimit dhe implementimit të një pjese të politikave me të cilat inkurajohet zhvillimi ekonomik i vendit. Me përpjekje të përbashkëta, bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet dy institucioneve pritet të vazhdojë të zhvillohet në nivelin tashmë të vendosur të lartë, me angazhim maksimal ndaj prioriteteve të përbashkëta për ruajtje të stabilitetit makroekonomik dhe financiar, si dhe për nxitjen e zhvillimit të sistemin tonë financiar. Kjo u theksua në takimin e sotëm të guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska me ministren e financave, Nina Angelovska.
Në takimin e Bankën Popullore, guvernatorja dhe viceguvernatorët përgëzuan ministren Angelovska për emërimin e saj, duke theksuar se është e rëndësishme të vazhdohet koordinimi i mirë i politikës monetare dhe fiskale, pasi është një nga parakushtet për një ekonomi të qëndrueshme dhe përparuese.
Ekipet e të dy institucioneve do të vazhdojnë të punojnë intensivisht për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe realizimin e plotë të projekteve të filluara, të përbashkëta, si dhe për gjithçka që duhet të realizohet së bashku në kuadër të aktiviteteve aktuale institucionale. Në të njëjtën kohë, siç u përmend nga bashkëbiseduesit, do të bëhet punë aktive, e përbashkët për të inkurajuar dhe mbështetur një përfshirje më të madhe financiare. E gjithë kjo, në plan afatmesëm dhe afatgjatë duhet të kontribuojë për një mjedis më të favorshëm për rritje ekonomike, përfitimet e së cilës do të ndjehen nga të gjithë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}