Sot filloi Konferenca e dymbëdhjetë për pagesa dhe infrastrukturë të tregut, të cilën e organizon Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Holandës. Përfaqësuesit e bankave qendrore nga Eurosistemi dhe bankave qendrore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi janë ribashkuar në Ohër për të ndarë mendimet dhe diskutojnë mbi tendencat e fundit globale në fushën e pagesave dhe sfidat për zbatimin e tyre. Këtë vit, programi i konferencës është në temë „Dyer të hapura për ndryshime e peizazhit të pagesave“ dhe është planifikuar që deri të mërkurën të ketë diskutim aktiv dh të paraqiten pikëpamjet e shumta të ekspertëve mbi disa çështje kyçe lidhur me ndryshimet në kuadrin ligjor për sferën e pagesave në Bashkimin Evropian, zgjidhjet më të fundit për pagesa të menaxhuara nga fintek kompanitë, bankingun e hapur, zhvillimin e pagesave të çastit, valutat digjitale dhe kripto-mjetet.
„Teknologjitë dhe inovacionet financiare i japin një pamje të re sektorit financiar, krijojnë ofrues të ri të shërbimeve, modele biznesi, produkte dhe zgjidhje të reja, duke ndryshuar ekosistemin financiar... Jehona e inovacioneve financiare nga lojtarët e rinj, por edhe nga ofruesit aktual në treg krijojnë ndryshime të mëdha në industrinë financiare.“ - theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në fillim të fjalës së saj me të cilën e hapi konferencën. Ajo theksoi se në këtë kontekst, fokusi i edicionit të sivjetshëm të konferencës është pranimi i ndryshimeve, gjegjësisht hapja e dyerve për risitë financiare në peizazhin e pagesave, njëkohësisht duke ndaluar ndërprerjet në tregun e financave dhe stabilitetin e përgjithshëm financiar.
„Vala e re e digjitalizimit mund të ketë një ndikim më të madh pozitiv në ekonomi- nxit inovacionin dhe produktivitetin, transformon shërbimet publike dhe private, kontribuon për përfshirje më të madhe financiare të amvisërive me qasje të pamjaftueshme në shërbime dhe në përgjithësi në përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë duke mundësuar qasje më të madhe në informacione, njohuri dhe të dhëna. Përfitimet shkojnë krah për krah me sfidat për vende pune dhe aftësitë e nevojshme, tatimet, tregjet financiare dhe nxitja e mënyrës së re të të menduarit lidhur me atë se si të mbrohen të drejtat themelore, siç janë privatësia dhe siguria, si dhe stabiliteti monetar dhe financiar.“ - theksoi Angelovska-Bezhoska, duke përfunduar se inovacionet financiare të mbështetura nga digjitalizimi kanë potencial që gradualisht të ristrukturojnë sektorin financiar.
Me ç’rast, në fjalën e saj, ajo gjithashtu iu referua të dhënave për zhvillim dhe investim në fintek, i cili sipas saj janë konfirmim se risitë financiare ndryshojnë mjedisin jo vetëm për konsumatorët por edhe për industrinë bankare tradicionale dhe për krijuesit e politikave të cilët përballen me sfida të reja. Duke komentuar sfidat e sektorit bankar që rrjedhin nga zhvillimi i fintek-ut, guvernatorja theksoi se një faktor shumë i rëndësishëm që mund të formësojë të ardhmen e bankingut tradicional është mënyra me të cilën bankat i qasen risive financiare dhe sa do të pranohen ato, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose vetë, ose përmes bashkëpunimit me fintek-kompanitë. „Jo vetëm që fintek-kompanitë do to përpiqen të sillen si banka, por edhe bankat do të përpiqen të sillen si fintek kompani“ - theksoi Angelovska-Bezhoska.
Në fund të fjalës, ajo theksoi se Banka Popullore dhe Ministria e Financave vazhdojnë të bashkëpunojnë lidhur me Projektligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemin e pagesave i cili i transpozon dispozitat nga Direktiva për shërbimet e pagesave 2 si dhe rregulloreve tjera përkatëse të Bashkimit Evropian në fushën e pagesave.
Guvernatorja gjithashtu njoftoi se duke ndjekur shembujt e bankave qendrore të Bashkimit Evropian, Banka Popullore është në procesin e krijimit të një Grupi punues që do të monitorojë nga afër zhvillimin e fintek-ut, në bashkëpunim me institucionet të cilat planifikojnë të fusin shërbimet të reja. Kjo do t’i ndihmojë institucionet e tilla të kuptojnë më mirë kushtet rregullatore, por në të njëjtën kohë do t’i mundësojë Bankës Popullore njohje të përshtatshme të proceseve të zhvillimit të fintek-ut, nëpërmjet vlerësimit të rreziqeve dhe riorganizimin e kuadrit rregullator.
Në hapjen e konferencës, e cila tradicionalisht ka një karakter tradicional, Mihil van Duverven nga Banka e Holandës gjithashtu e mori fjalën, me ç’rast ndër të tjera theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që bankat qendrore të stimulojnë pagesat digjitale. Sipas vlerësimeve të tij, Maqedonia e Veriut po bën shumë për modernizimin e sistemit nacional të pagesave dhe duhet të vazhdojë në këtë drejtim. Durven gjithashtu theksoi se kombinimi i pagesave të çastit dhe qasja në llogari sipas Direktivës për Shërbime të Pagesave 2 edhe më shumë i hap dyert për produkte të reja dhe moderne të pagesave.
Gjatë ditës së sotme të konferencës, prezantime profesionale do të kenë edhe përfaqësues të më shumë bankave qendrore të Eurosistemit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. Programi për ditën e nesërm të konferencës do të filloj me fjalimet e ministrit të financave, Dragan Tevdovski, ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, me ç’rast ndër të tjera prezantim do të ketë edhe një përfaqësuesi i Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare, dhe gjithashtu do të mbahet edhe një panel-diskutim në të cilën ekspertë të shquar të sektorit bankar dhe fintek sektorit do të diskutojnë për botën e bankingut të hapur dhe për fintek risitë e pagesave.
Të mërkurën, një numër ekspertësh do të diskutojnë për disa çështje kryesore mbi tendencat e fundit në sferën e pagesave dhe në grupe të veçanta, pas së cilës do të paraqiten vrojtimet përfundimtare të edicionit të sivjetshëm të kësaj konference.
|
Галерија - Охрид, 3 јуни 2019 |