Sfidat e politikës monetare në ekonomitë e zhvilluara - a është rajoni i ndryshëm?
Autorë: Ana Mitreska, BPRMV
Ljupka Georgiveska, SFRBNB, BPRMV
Gani Ramadani, PMH, BPRMV
Sfidat e politikës monetare në ekonomitë e zhvilluara - a është rajoni i ndryshëm?
vetëm në gjuhën angleze
Bankat qendrore të vendeve të zhvilluara vazhduan me lehtësimin e mëtejshëm të politikës monetare. Kështu vazhdoi edhe lehtësimi i kushteve financiare globale, gjë që mund të çojë në marrjen e tepërt të rreziqeve dhe rritjen e cënueshmërive financiare. Lehtësimi monetar, ndër të tjera është reflektim i inflacionit të ulët, i cili vazhdon pavarësisht përmirësimit të kushteve në tregun e punës dhe rritjes së pagave në më shumë vende. Në kuadër të kësaj analize, mundohemi të vlerësojmë relevancën e çështjeve të cënueshmërisë financiare dhe lidhjes së dobësuar ndërmjet inflacionit dhe pagave, në vendet nga rajoni i Evropës Qendror-Lindore dhe Juglindore. Analiza jonë tregon se përkundër kushteve të lehtësuara financiare, cënueshmëritë financiare, të monitoruara përmes borxhit të sektorit publik dhe privat janë të kufizuara. Borxhi i sektorit publik në disa vitet e fundit gradualisht zvogëlohet, gjë që tregon se kushtet e favorshme financiare ndihmojnë në ndërtimin e hapësirës fiskale në rajon. Borxhi i sektorit privat në rajon është nën pragjet e cënueshmërisë. Megjithatë, vërehet rritje e përshpejtuar e borxhit të popullatës, me ç’rast në disa vende ndërmerren masa makro-proudenciale për parandalimin e cënueshmërive të mundshme. Sa i përket inflacionit, analiza tregon më shumë ngjashmëri në zhvendosjet e eurozonës dhe nevojën për analiza më strukturore të ndryshimeve në inflacion, gjatë ndërmarrjes së masave shtesë të bankave qendrore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}