Banka Popullore luan një rol kyç në monitorimin e sistemit financiar dhe ruajtjen e stabilitetit të tij. Banka qendrore është një autoritet makro-prudencial për bankat, shtëpitë e kursimit, ofruesit tjerë të shërbimeve të pagesave dhe institucionet financiare në pajtim me ligjin, dhe në të njëjtën kohë mbikëqyrë operatorët e sistemeve të pagesave. Për të përmbushur qëllimet dhe detyrat e përcaktuara me ligj, Banka Popullore gjithashtu angazhohet për sfidat e ardhshme, parashikimet e tendencave të reja dhe përshtatjen e duhur të aktiviteteve dhe masave të saj. Për këtë qëllim, Banka Popullore duhet të kuptojë më mirë nxitësit e industrisë financiare, në funksionin e së cilës është edhe hapja e Portës së Inovacionit.
Përmes përfshirjes aktive dhe bashkëpunim me novatorët, qëllimi përfundimtar i Bankës Popullore është që përmes Portës së Inovacionit të fitojë njohuri në kohën e duhur mbi zhvillimin e teknologjive të reja the nivelin e ndikimit të tyre të mundshëm mbi ofruesit ekzistues të shërbimeve financiare dhe sistemin financiar në përgjithësi, si dhe mbi nivelin e përfshirjes financiare duke pasur parasysh përfitimet e shumta për qytetarët nga qasja më e lehtë e pritur në shërbime financiare.
Qëllimi kryesor i këtij procesi është të përmirësojë edhe më tej efektivitetin dhe efikasitetin e Bankës Popullore në arritjen e qëllimit të saj për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Duke monitoruar me kujdes përparimet teknologjike dhe zhvillimin e tyre, dhe në veçanti inovacionet në shërbimet financiare, Banka Popullore do të jetë në gjendje të sigurojë ekuilibrin e duhur ndërmjet përfitimeve dhe rreziqeve që dalin nga FinTech sektori, duke vepruar në mënyrë që nuk i parandalon, por i nxit novacionet. (prapa | kthehu te pyetjet dhe përgjigjet)
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}