Intervistë për MIA
Shkup, 22 gusht 2020
Marrjes së çfarëdolloji mase mbikëqyrëse dhe miratimit të çfarëdolloji vendimi mbikëqyrës së Bankës Popullore i paraprin një proces i plotë dhe gjithëpërfshirës i analizës dhe vlerësimit. Një ekip me një staf shumë profesional dhe të përkushtuar është gjithnjë i përfshirë në proces, që qëndrojnë prapa çdo vendimi, përfshirë edhe për „Eurostandard Banka“.
Kjo u theksua në një intervistë për MIA-n nga drejtoresha gjenerale e Sektorit për Mbikëqyrje të Bankës Popullore, Viktorija Gligorova.
- Çdo vendim mbikëqyrës kalon nëpër disa nivele të analizës dhe vendimmarrjes, në mënyrë që vendimi përfundimtar të jetë gjithnjë në interesin më të mirë të depozituesve dhe kreditorëve të bankës, beson Gligorova.
Siç shton ajo, qëllimi kryesor i mbikëqyrjes së Bankës Popullore është ruajtja e një sistemi bankar të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe mbrojtja e interesave të depozituesve që kanë investuar fonde në banka.
-Sistemi i vendosur dhe mënyra e kryerjes së mbikëqyrjes, theksoi Gligorova, përfshin kontrolle të shumta dhe disa nivele të rishikimit dhe analizave të gjetjeve, që është në funksion të sigurimit të profesionalizmit të lartë dhe më e rëndësishmja - marrjes së vendimeve më të përshtatshme mbikëqyrëse. Kështu është vepruar edhe në rastin me „Eurostandard Banka“ dhe të gjitha mundësitë për një zgjidhje më të favorshme për Bankën u shterën.
Ajo sqaroi se Vendimi i 1 qershorit, i cili u shpërnda nëpër rrjetet shoqërore dhe Vendimi për revokimin e lejes për punë të „Eurostandard Banka“ janë dy vendime të ndryshme, të miratuara në baza të ndryshme ligjore.
- Vendimi i 1 qershorit të vitit 2020 është miratuar për shkak të faktit që shuma e fondeve vetjake të „Eurostandard Banka“ ra nën nivelin e përcaktuar ligjërisht për kryerjen e një lloji të caktuar aktivitetesh financiare, siç janë tregtimi me letra me vlerë në tregjet e huaja, tregtimi me derivate etj., për të cilat kërkohet kapital shtesë, mbi atë themelor. Heqja e pëlqimit për të kryer disa nga aktivitete financiare nuk do të thotë automatikisht revokim i lejes për punë të një banke. Në fakt disa banka, as nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë pëlqim për kryerjen e llojit të këtillë të aktiviteteve financiare, thotë Gligorova, duke theksuar se Vendimi për mbyllje të „Eurostandard Banka“ është miratuar më 12 gusht për shkak se Banka nuk ka pasur aftësi paguese.
Mënyra e kryerjes së mbikëqyrjes dhe rregulloreve bankare në vendin tonë iu nënshtruan një rishikimi të hollësishëm nga FMN-ja dhe Banka Botërore, i cili konfirmoi një vlerësim të lartë për efikasitetin e mbikëqyrjes bankare dhe pajtueshmërinë e tij me Parimet e Bazelit për Mbikëqyrje Bankare Efikase.
Intervistën mund ta gjeni këtu.