Fjala e guvernatores së Bankës Popullore me reastin e 28 vjetorit të pavarësisë monetare
Shkup, 26 prill 2020
Të nderuar,
Dita e sotme është e ngulitur thellë në historinë tonë.Më 26 prill të vitit 1992, pavarësia e vendit tonë u përfundua me pjesën kryesore të mozaikut - sovranitetin monetar.Pikërisht 28 vjet më parë, u hodhën themelet e pavarësisë monetare, me futjen e denarit për monedhën tonë, i cili zëvendësoj dinarin e atëhershëm jugosllav.Në të njëjtën kohë, Banka Popullor filloi të funksionojë si bankë qendrore e pavarur, duke u përballur me një sërë sfidash në ato kohë të trazuara të ndarjes nga shteti i atëhershëm jugosllav.
Ky fjalim vjen në një kohë kur e gjithë popullata globale po përballet me një pandemi me përmasa të papara më herët.Por, më lejoni shkurtimisht të shkëputemi nga shqetësimi i jetës së përditshme dhe të rikujtojmë këtë moment kyç në historinë monetare, kur banka e jonë qendrore moderne filloi të ndërtohet me shumë përkushtim, sakrificë dhe vizion.Banka qendrore me një mision që ishte i qartë që nga ditët e para - të krijohet një institucion i pavarur dhe i përgjegjshëm që do të përballet me sfidën e atëhershme për stabilizim makroekonomik dhe do të ndërtojë kapacitet për t’u afruar drejt bankave qendrore të ekonomive të zhvilluara të tregut.
Nga kjo distancë kohore, besoj se sfidat e ekipit që ka udhëhequr Bankën Popullore në vitet e para të pavarësisë ishin të mëdha.Vitet e para të pavarësisë monetare ishin një periudhë hiperinflacioni, recesioni, rezerva të pamjaftueshme valutore, zhvlerësim i vazhdueshëm i monedhës vendase dhe paqëndrueshmëri e përgjithshme makroekonomike.Vetëm për ilustrim, do të dëshiroja t'ju rikujtoja se menjëherë pas pavarësisë monetare, kursi i këmbimit zhvlerësohej pothuajse në baza ditore, i cili së bashku me zgjerimin e lartë monetar dhe fiskal çuan në hiperinflacion - për shembull në 1993 inflacioni mesatar arriti afro 350%, dhe e gjithë kjo kishte efekte shkatërruese për ekonominë.Me përpjekjet e përbashkëta të krijuesve të politikave dhe shkencëtarëve, politikat për të adresuar paqëndrueshmërinë e kursit të këmbimit dhe spiralen inflacioniste u miratuan shpejt, të cilat, së bashku me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare, mundësuan që ekonomia të stabilizohet dhe të funksionojnë parimet e tregut.Në tetor të vitit 1995, u prezantua strategjia monetare e një kursi stabil të këmbimit të denarit ndaj markës gjermane, dhe nga janari 2002 kundrejt euros - një strategji për të cilën, atëherë, edhe tani ka një konsensus që është një nga shtyllat kryesore të stabilitetit të ekonomisë maqedonase.
Njëzet e tetë vjet pas pavarësisë monetare, sot, me kënaqësi konstatoj se Banka Popullore është një institucion, besueshmëria dhe integriteti i të cilit po riafirmohen vazhdimisht.Ruajtja e stabilitetit të çmimeve është objektivi kryesor i përcaktuar me ligj i politikës monetare të Bankës Popullore.Përkundër serisë së tronditjeve nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm me të cilin është përballur ekonomia maqedonase vitet e fundit, ne e ruajmë normën mesatare të inflacionit në rreth 1.5%, që është shumë afër inflacionit mesatar të vendeve të eurozonës dhe konfirmon përshtatshmërinë e pozicionimit monetar përgjatë kësaj periudhe.Kursi nominal i këmbimit të denarit ndaj euros ruhet në një nivel të qëndrueshëm, duke kontribuar në pritjet të qëndrueshme dhe duke ruajtur besimin e subjekteve ekonomike.Ne i mbajmë rezervat valutore në një nivel komfort, duke garantuar stabilitetin e monedhës dhe trajtimin e goditjeve.Sistemi bankar është vendosur mbi baza krejtësisht të tregut, me praninë e grupeve të njohura bankare ndërkombëtare - i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar.Një kontribut të madh për këtë është investimi ynë i vazhdueshëm për të ndjekur standardet ndërkombëtare në fushën e rregullimit bankar dhe standardet mbikëqyrëse moderne.
Asnjë institucion bankar qendror nuk mund të themelohet mbi themele të shëndosha, pa njerëz të përkushtuar dhe të përgjegjshëm që kanë vizion, ndjekin drejtimin në të cilin po lëvizin bankat qendrore moderne dhe në të njëjtën kohë punojnë shumë për të ndjekur atë rrugë.Vitet e fundit, ne kemi investuar vazhdimisht në kapitalin njerëzor të bankës tonë qendrore.Mbështetja që kemi në këtë proces nga institucionet financiare ndërkombëtare, bashkë me angazhimin tonë, na lejon të kemi një bazë me kualitet të lartë të profesionistëve.Pa të, është e paimagjinueshme të trajtosh me sukses sfidat përpara nesh, veçanërisht tani që integrimi evropian po bëhet gjithnjë e më i sigurt, që nënkupton përgatitje intensive për integrimin e ardhshëm monetar.E gjithë kjo, pa kushte kërkon që ne të qëndrojmë konsistent me stabilitetin e çmimeve dhe kursin e këmbimit të monedhës vendase, të kemi një pozicion mbikëqyrës i cili është afër atij evropian, si dhe një kapacitet institucional për dialog cilësor me autoritetin monetar evropian.
Më në fund, në emër të të gjithë ekipit të bankës qendrore dhe në emrin tim, dëshiroj të falënderoj dhe të jap mirënjohje për guvernatorët dhe drejtuesit e mëparshëm dhe për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e bankës qendrore vitet e kaluara, që kanë investuar dhe kanë arritur të ndërtojnë një institucion që është i pavarur, transparent, shumë profesional dhe i respektuar në bashkësinë ndërkombëtare.Falënderoj gjithashtu profesionistët që janë sot në ekipin tonë - ata janë themeli i vlerave që ne vazhdojmë të ndërtojmë, duke ndjekur rrugën e vetme për të ardhmen tonë evropiane.
Edhe sot, 28 vjet pas pavarësisë monetare, ne qëndrojmë të vendosur përballë sfidave të reja, dhe ju siguroj se do të kemi sukses duke garantuar stabilitetin e monedhës vendase dhe stabilitetin e çmimeve, të cilat janë kontributet më i mirë që banka qendrore mund të japë për prosperitetin e shoqërisë sonë.
Urime 28 vjetorin e Pavarësisë Monetare!
Përzemërsisht,
Anita Angelovska-Bezhoska,
guvernatore e Bankës Popullore