
Në bazë të nenit 6 të Rregullave për Mënyrën dhe Procedurën e Donacioneve nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut Rr.nr. 02-15/I-1/2020 të datës 30 janar 2020 të miratuara nga Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
SHPALLJE PUBLIKE
me qëllim dhënien e donacionit
1. Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut synon të dhurojë një të mirë që nuk mund më ta përdorë, me qëllim mbështetjen, promovimin dhe përkrahjen e aktiviteteve me interes publik.
2. Për këtë qëllim, përmes kësaj shpalljeje publike thirren të gjithë subjektet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet nga pika 5, të paraqesin interesin e tyre në afatin e përcaktuar në pikën 14 të kësaj thirrjeje publike.
3. Lënda e donacionit është: 3500 litra derivat i naftës „eurodisel BS“.
4. Lënda e donacionit nuk është e ndashme.
5. Kusht për pjesëmarrje në këtë shpallje publike është që kërkuesi i donacionit të jetë:
- Person juridik i vendit konsiderohet: institucioni publik, njësia për vetëqeverisje lokale, shoqata e qytetarëve dhe fondacione me interesit publik, organ i administratës publike ose subjekt tjetër, cili me regjistrim në organin kompetent ka fituar cilësinë e personit juridik, ose
- Person juridik i huaj konsiderohet: Personi juridik i cili ka firmë të regjistruar në regjistrin tregtar të vendit të huaj ose është i regjistruar në regjistrin tregtar të vendit të tij, i cili ka karakter jofitimprurës për realizimin e interesit publik në vendin e tij, si dhe organizatat ndërkombëtare joqeveritare të huaja, fondacionet, lidhjet dhe degët e tyre që janë jofitimprurëse.
6. Lënda e donacionit duhet të jetë në përputhje me veprimtarinë e kërkuesit dhe t’i mundësojë atij përmbushjen e nevojave dhe qëllimeve të tij publikisht të deklaruara ose zgjidhjen e situatave ose problemeve të caktuara.
7. Marrësi i donacionit duhet t’i bashkëngjisë kërkesës për donacion:
- Gjendje aktuale të lëshuar nga Regjistri Qendror, jo më e vjetër se (6) muaj nga dita e dorëzimit të kërkesës për donacion për personat juridikë të vendit, ndërsa për personat juridikë të huaj - dëshmi adekuate e regjistrimit në organin kompetent në shtetin përkatës.
8. Nëse në shpallje paraqiten më shumë subjekte të interesuara, lënda e donacionit do t’i dhurohet subjektit që është paraqitur i pari. Nëse subjekti që është paraqitur i pari, tashmë ka pranuar donacion nga Banka Popullore në dy vitet e fundit, lënda e donacionit do t’i dhurohet aplikuesit pasues.
9. Në pajtim me lëndën e donacionit, kërkesa specifike tjera për kërkuesin janë: Marrësi i donacionit të sigurojë sistem për rimbushje dhe transport të naftës (nafta ruhet në dy lokacione), me ç’rast shpenzimet për transportin e naftës do të jenë në barrën e tij.
10. Pas miratimit të Vendimit për Dhënien e Donacionit, Banka Popullore dhe marrësi i zgjedhur i donacionit, do të nënshkruajnë kontratë në formë të shkruar.
11. Pas pranim-dorëzimit të lëndës së donacionit, marrësi dhe Banka Popullore do të përpilojnë një procesverbal për donacionin.
12. Marrësi i donacionit, me kërkesë të Bankës Popullore, do të dorëzojë Vërtetim për donacion.
13. Kërkesa për donacion, me dokumentacionin e nevojshëm nga pika 7 dërgohen përmes postës ose dorëzohet në Arkivin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Bul. „Kuzman Josifovski - Pitu“ nr. 1 Shkup.
14. Shpallja publike zgjat 7 ditë nga dita e publikimit, llogaritur nga dita e nesërm e publikimit të kësaj shpalljeje publike.
15. Kërkesat për donacione të dorëzuara pas afatit dhe të pakompletuara nuk do të merret parasysh.
Shkup, 11 mars, viti 2020
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut